Bota
Lypësit në Suedi duhet të posedojnë licensë
Kushdo që do të kapet duke lypur para në rrugë në qytetin Eskilstuna, në perëndim të Stokholmit pa licencë do të përballet me një gjobë që shkon deri në rreth 400 euro.
Një qytet në Suedi është bërë i pari në vend që do të kërkojë pajisjen me leje të posaçme për të lypur, duke u kërkuar të gjithë lypësve në rrugë të paguajnë 23 euro për të marrë licencën. E vlefshme për tre muaj, licenca mund të përfitohet duke mbushur një formular online ose në një stacion policie dhe kërkon një kartë identiteti të vlefshme.
Skema që hyri në fuqi nga 1 gushti, sipas këshilltarëve lokalë ka si qëllim të burokratizojë lypjen dhe ta bëjë më të vështirë atë. Por, kritikët e skemës kanë thënë se ajo legjitimon lypjen dhe argumentojnë se ajo i bën ata që janë të detyruar të kërkojnë para, shumë prej të cilëve romë nga vende si Rumania apo bullgaria, akoma më vulnerabël.
Disa qytete suedeze kanë nxjerrë jashtë ligji lypjen muajt e fundit pasi një gjykatë supreme administrative la në fuqi ndalimin e praktikës në qytetin Vellinge, në jug të vendit. Sidoqoftë, televizioni shtetëror STV raportoi se aplikime për tetë licenca ishin dorëzuar në Eskilstuna gjatë fundjavës, ndërsa tre qytetarë të vendeve të tjera të BE-së që lypnin në qendër të qytetit pa licencë ishin informuar për ligjin e ri dhe ishin larguar nga policia.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












