CH-Ballkani
Macron: Franca do marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë
“Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe ne duhet të ndihmojmë që kjo të bëhet fakt”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Ai i bëri këto komente në Beograd – ku po qëndron për vizitë dyditëshe – pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Macron tha se Evropa duhet ta mbështesë rinisjen e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje konkrete në muajt e ardhshëm.
“Unë do të angazhohem personalisht për këtë, sepse besoj në Evropë”, tha Macron në konferencën për media.
I pyetur nëse Franca mund të ofrojë zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialogut, Macron tha: “Nuk jam këtu për t’ju dhënë mësim”.
“Nuk kam përgjigje, nuk ka zgjidhje magjike as në xhepin tim, as në atë të Gjermanisë, të Shteteve të Bashkuara apo të Rusisë”, tha Macron, duke paralajmëruar një takim të ri të delegacioneve.
“Do të organizoj një takim të posaçëm me udhëheqësinë e Kosovës, me ju, kryeministren e Serbisë dhe kancelaren (gjermane, Angela) Merkel… Franca është e angazhuar për të gjetur një marrëveshje të qëndrueshme”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran












