Shqipëria
Macron jep sinjal për çeljen e negociatave me Shqipërinë
Macron, në fjalimin në kuadër të Konferencës së Sigurisë, ka folur për reformimin e Europës. Ai ka kërkuar nga BE-ja të mos fiksohet te bisedimet e anëtarësimit, por më mirë të investojë te shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Në fjalimin e mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti francez, Emmanuel Mcron, kërkoi një temp më të shpejtë nga Gjermania në drejtim të reformimit të Europës. Ai nuk është “i zhgënjyer”, por “i paduruar” lidhur me reagimet e rezervuara të Berlinit lidhur me ofertën për dialog mbi armët atomike, tha Macron. Në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Macron u takua edhe me disa politikanë gjermanë që mund të jenë kandidatë për kancelar e mund të pasojnë Angela Merkelin në postin e kancelares.
Për shkak të problemeve urgjente që ka BE-ja, Macron kërkoi “përgjigje të qarta” të Gjermanisë dhe Francës. Ai kritikoi që Gjermania dhe Franca në marrëdhëniet e tyre kanë një “histori pritjeje për përgjigjet”. Por, në vitet e ardhshme do të duhet të zhvillohet më shpejt “sovraniteti në nivel europian”. Për shkak të rritjes së refuzimit në popullsi, “aventura europiane” duhet të marrë një “dinamikë të re”, tha Macron.
Sinjal për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Në fjalimin e tij në Mynih, presidenti Macron ka sinjalizuar se Franca do të heqë dorë nga bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nëse Bashkimi Europian ka ndryshuar rregullat e anëtarësimit, atëherë mund të flasim për këtë në samitin e BE-së në Bruksel, tha Macron në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ai kundërshtoi përshtypjen e krijuar se vetëm Franca e kishte bllokuar vendimin e çeljes së negociatave. Ka pasur shumë vende të tjera pas “jo” së Francës, tha ai.
Në tërësi presidenti francez shprehu dyshime për politikën e zgjerimit të BE-së. Një politikë e njësuar e jashtme kundrejt Turqisë apo Rusisë është gati e pamundur me më shumë se 30 anëtarë. Ai kërkoi që në vend që të fiksohet tek bisedimet e anëtarësimit, BE-js duhet të investojë tek shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












