Lajme
Macron, kundër poshtërimit të Rusisë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se është jetike që Rusia të mos poshtërohet, në mënyrë që kur të ndalojnë luftimet në Ukrainë të mund të gjendet një zgjidhje diplomatike.
Ai ka shtuar se besonte që Parisi do të luante një rol ndërmjetësues për t’i dhënë fund konfliktit.
“Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, ne të mund të ndërtojmë një platformë daljeje me mjete diplomatike. Unë jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse”, tha Macron në një intervistë për gazetat rajonale të botuara të shtunën.
Macron ka kërkuar të zhvillojë një dialog me presidentin rus, Vladimir Putin, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt të këtij viti. Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë lindorë dhe baltikë në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për të presionuar Putinin në tryezën e bisedimeve.
Ai ka folur rregullisht me Putinin që nga pushtimi, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociata të besueshme midis Kievit dhe Moskës. “Unë mendoj, dhe i thashë, se ai po bën një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha Macron.
Franca e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, por deri më tani Macron nuk ka qenë në Kiev për të ofruar mbështetje simbolike politike si liderët e tjerë të BE-së, diçka që Ukraina ka kërkuar që ai të bëjë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












