Kosova
Macroni në takim me Vuçiqin, kërkon themelimin e Asociacionit
Së fundmi, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Kështu thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Pallati Presidencial Elysee i Francës, ku njoftohet për një takim që kreu i shtetit francez ka zhvilluar me homologun e tij serb, Alleksandar Vuçiq, në margjina të Samitit të 4-të të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur më 18 korrik në Blenheim, Mbretëri e Bashkuar.
Në komunikatë thuhet se Macroni ia ka shprehur Vuçiqit mbështetjen e plotë për integrimin e Serbisë në BE.
“Ai theksoi përkushtimin e tij në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar evropian dhe kërkoi zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Elysee.
Në fund, presidenti Macron ritheksoi përkushtimin e Francës për marrëveshjen e Dejtonit dhe unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit












