Muzikë
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real”
Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore
Baritoni i njohur shqiptar, Gëzim Myshketa, ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare, duke debutuar në një nga skenat më prestigjioze të Evropës – “Teatro Real” të Madridit, përcjell albinfo.ch.
Mbrëmjen e djeshme, Myshketa u ngjit në skenën madrilene me operën klasike “La Traviata” të Giuseppe Verdit, duke marrë duartrokitjet e publikut për interpretimin e tij të fuqishëm dhe të ndjeshëm. Por suksesi nuk ndalet këtu: baritoni shqiptar do të rikthehet edhe në datat 20 dhe 23 korrik për të njëjtën shfaqje.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë prezantim është fakti se Myshketa ndan skenën me emra të njohur të botës së operës, si sopranoja Nadine Sierra, tenori Diego Flórez dhe Xabier Anduaga – artistë që sot janë në majat e skenës ndërkombëtare operistike.
“La Traviata” në Teatro Real realizohet me përfshirjen e plotë të korit dhe orkestrës së këtij institucioni të njohur, ndërsa dirigjimin e mban mjeshtri Henrik Nánási.
Gëzim Myshketa është një nga zërat më të spikatur shqiptarë në muzikën klasike, me një karrierë të konsoliduar në teatro të ndryshme të Evropës. Përveç angazhimeve ndërkombëtare, ai është rikthyer vazhdimisht për të performuar në Shqipëri dhe Kosovë, duke ruajtur lidhjen e ngushtë me publikun dhe rrënjët e tij.
Debutimi i tij në Madrid është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë artistik që ai përfaqëson dhe një moment krenarie për muzikën shqiptare në arenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













