Lajme
Majlinda Kelmendi, medalja e artë e Evropës
Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi e mposhti në finale francezen Priscilla Gneto, për t’u kurorëzuar me medaljen e artë. Xhudistja tjetër, Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer sërish në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Kazan të Rusisë. Ajo sot ka fituar medaljen e artë, duke bërë që para flamurit të Republikës së Kosovës të bëjnë nderë të gjithë të pranishmit në këtë kampionat.
Xhudistja pejane e mposhti në finale francezen Priscilla Gneto, për t’u kurorëzuar me medaljen e artë. Kampionia e botës e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova, raporton Zëri. Kurse, në rrethin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Schwartz, për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale, ku e mundi francezen Euranie Annabelle, para se ta fitonte edhe finalen ndaj francezes tjetër, Gneto.
Ndërkaq, xhudistja tjetër, Nora Gjakova e cila ka luftuar në kategorinë 57 kilogramë, e ka fituar medaljen e bronztë, duke ebërër po ashtu krenarë Kosovën. Gjakova në luftën për të bronztën e mposhti britaniken Nekoda Davis Smythe, për ta arritur rezultatin sensacional.
Ajo e fitoi meçin e parë ndaj ruses Daria Mezhetckaia, ndërsa në rrethin e dytë ishte më e mirë se austriakja Sabrina Filzmoser. Në xhiron e tretë ajo e mundi edhe izraeliten Timna Levy Nelson, kurse në gjysmëfinale u mund nga bullgarja Ivelina Ilieva.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











