Shqipëria
Majlinda Kelmendi: S’do t’ia falja vetes nëse medalja ime s’do të ishte për Kosovën
Majlinda Kelmendi rrëfen: Kur s’kisha mundësi ekonomike mora oferta milionëshe për të përfaqësuar vendet e tjera, por doja të sillja medaljen në Kosovë
Në episodin e parë të Podcastit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, njëra ndër të ftuarat ishte edhe ish-xhudistja kosovare, tani trajnere e xhudos, Majlinda Kelmendi, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka folur për periudhën kur ka refuzuar oferta milionëshe nga shtetet e tjera, nga dëshira për ta përfaqësuar Kosovën.“Unë jam një ndër ata sportistë që kam pasur oferta milionëshe prej shteteve tjera që t’i përfaqësojë, gjatë kohës kur më kanë ardhur ato oferta, familja ime ka qenë në situatë shumë të vështirë ekonomike dhe që nuk kam qenë shumë e sigurtë nëse vendimi është i duhur apo jo, që t’i refuzojë ato oferta”.
“Ngjarja më bën të ndihem jashtëzakonisht krenare me veten dhe me trajnerin tim, sepse ka qenë ai që gjithë kohën ka insistuar që ne të mbesim në Kosovë dhe ta përfaqësojmë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, është shprehur ajo. Kelmendi u shpreh se s’do t’ia falte asnjëherë vetës, nëse medalja e saj olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën.
“Nuk do t’ia falja asnjëherë vetës nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën, e kam pasur ëndërr gjithmonë që medaljen olimpike për krejt shqiptarët të jem unë ajo që e sjell dhe jam e lumtur që kjo ëndërr e imja është bërë realitet”, u shpreh tutje ajo.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













