Lajme
Makolli: Kosova ka nevojë për të rinjtë e diasporës
"Të rinjtë që shkollohen jashtë vendit janë pasuria më e madhe e Kosovës. Vendi ka nevojë për eksperienca që fitohen në vendet e tjera"
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli i ftoi të rinjtë e diasporës që janë shkolluar në perëndim që të vijnë në Kosovë, sepse sipas ministrit, Kosova ka nevojë për trurin e diaspores. Këto komente ai i bëri të martën në një tryezë me temën “Rinia e Diasporës-mundësi për zhvillim ekonomik të Kosovës” organizuar në bashkëpunim me Këshillin Qendror të Veprimit Rinorë në Kosovë
Makollia tha se konferenca “Rinia e Diasporës-mundësi për zhvillim ekonomik të Kosovës”, ka për qëllim që të ofroj kushte sa më të mira për të rinjtë që jetojnë jashtë vendit. Në këtë rast, ai tha se këta të rinjtë që shkollohen jashtë vendit janë pasuria më e madhe e Kosovës. “Vendi ynë ka nevojë për eksperienca që fitohen në vendet e tjera”, tha Makolli.
Kosova, sipas tij, ka nevojë për një rilindje ekonomike, dhe kjo rilindje mund të arrihet vetëm atëherë kur të ketë bashkëveprim ndërmjet pjesës që kemi brenda dhe asaj që kemi jashtë. “…ka kaluar koha kur mërgata jonë ka funksionuar vetëm si fuqi krahu apo fuqi punëtore”, tha ministri kosovar.
“Shumica prej këtyre të rinjve dhe të rejave vendlindje i kanë nëpër qytetet e botës dhe jo Prishtinën apo Ferizaj, por ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur në që ata të vinë dhe të familjarizohen me vendin e të parëve të vet”, ka thënë Makolli.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











