Kosova
Malet e Kosovës thërrasin fluturat e vogla!
Produkti ‘Malet e Kosovës thërrasin fluturat e vogla’, i krijuar nga kompania “Butterfly Outdoor Advendure” kombinon një sërë aktivitetesh: ecje në natyrë (hiking), joga, meditim dhe edukim joformal
Në vitin 2016, Uta Ibrahimi e çoi në një tjetër dimension pasionin e saj për të pushtuar majat e maleve dhe për të përjetuar natyrën në të gjitha ngjyrat e saj. Kështu lindi “Butterfly Outdoor Adventure”, që ka për mision t’u ofrojë të gjithëve përvojat më të bukura të turizmit në natyrë, duke qenë aktivë fizikisht dhe mendërisht.
Një nga produktet turistike më të veçanta që ofron kjo kompani është ai i kampingut për fëmijë dhe familjarë. Ky produkt quhet ‘Malet e Kosovës thërrasin fluturat e vogla’ dhe kombinon një sërë aktivitetesh: ecje në natyrë (hiking), joga, meditim dhe edukim joformal, duke ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijëve me anë të sportit dhe kalimit të kohës në natyrë.
“Fëmijët janë e ardhmja e këtij planeti dhe është shumë e rëndësishme ta kultivojnë dashurinë e tyre për natyrën që në moshë të vogël. Duke marrë parasysh situatën aktuale të natyrës, aktivitetet për fëmijë që përfshijnë vetëdijësimin për mbrojtjen e natyrës dhe edukimin mjedisor janë thelbësore për mirëqenien e tyre” tregon Era Sallauka nga kompania Butterfly Outdoor Advendure.

Produkt i dizajnuar sipas dëshirave të fëmijëve
Ajo rrëfen se si u lindi ideja për ecje ditore/kamping në fillim të vitit 2020 dhe më pas, gjatë mbylljes në fazën e parë të pandemisë, për t’u konkretizuar me aktivitetin e parë, në korrik 2020. Aktiviteti u prit shumë mirë dhe vazhdoi deri në vjeshtën e po atij viti. Një aspekt i veçantë i këtij produkti është se ai pasqyron vërtet nevojat dhe dëshirat e fëmijëve, të cilët kanë dhënë mendimin e tyre përmes një pyetësori online. Pastaj, në bazë të përgjigjeve, kompania zhvilloi këtë produkt që i plotëson nevojat e fëmijëve dhe prindërve apo kujdestarëve.
Qëllimi kryesor i këtij produkti turistik është t’u ndihmojë fëmijëve të ndërtojnë shprehi të shëndetshme dhe t’i mësojë ata për rëndësinë e aktiviteteve fizike. Përveç kësaj, fëmijët mësojnë më shumë rreth bukurive natyrore dhe specieve endemike të florës dhe faunës në Kosovë.
Qëllim tjetër është edhe promovoimi i trashëgimisë natyrore dhe historike të Kosovës, duke i fuqizuar fëmijët të arrijnë maja të larta, duke i mësuar ata për mbijetesën në natyrë, orientimin, teknikat e alpinizmit, florën dhe faunën që i rrethon ata dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit. “Ne mbështesim fuqimisht idenë se të kaluarit kohë në është diçka që të gjithë e meritojmë ta shijojnë dhe të gjejmë përfitime” tregon Era Sallauka.

Edhe fëmijët nën 5 vjeç, pjesë e aktivitetit
Produkti i ecjes ditore dhe kampingut për fëmijë kryesisht është për fëmijë mbi moshën 5-vjeçare, por ka pasur rase që në aktivitete janë përfshirë edhe fëmijë më të vegjël, kur prindërit kanë çantë për bartjen e tyre. Nëpër aktivitet marrin pjesë edhe prindërit apo kujdestarët se bashku me fëmijët kjo për arsye që gjatë ecjeve nëpër natyrë të kenë mundësi të kalojnë me shume kohë se bashku dhe të lidhen më tepër.
Fëmijët gjithnjë ndahen të kënaqur me këto aktivitete të veçanta ku bëhen pjesë. Ndër akvitietet e tyre të prefurara mbetet shoqëria që e krijojnë gjatë ecjeve, por edhe mbledhja e frutave, joga, mësimet për florën dhe faunën.
“Butterfly Outdoor Adventure është kompania e parë në Kosovë dhe madje edhe në rajon që ofron një produkt që angazhon fëmijë të të gjitha moshave të grupeve, dhe madje edhe fëmijë të grupeve të margjinalizuara me aktivitete në natyrë, të tilla si shëtitje, kampe, ngjitje shkëmbinjsh, dëborë etj” shpjegon më tej Era Sallauka rreth këtij produkti të veçantë turistik.
Vera e vitit 2021 do të jetë e mbushur përplot me aktivitete të këndëshme në natyrë nga “Butterfly Outdoor Adventure”, por edhe me lokacione të reja në mënyrë që të përfshihen të gjitha malet e Kosovës.

Çfarë bëjnë fluturat e vogla kur i thërret mali?
Aktiviteti fillon në orët e para të mëngjesit. Grupi mblidhet para fillimit të ecjes dhe shpërndahen informacione se në cilin mal do të zhvillohet ecja dhe prezantohet programi i ditës. Aktivitetet mund të jenë 1-ditore apo edhe 2-ditore. Aktivitetet 2-ditore përfshijnë edhe fjetjen nëpër tenda. Gjatë rrugës fëmijët mësojnë për bimët dhe kafshët e vendit ku janë duke zhvilluar ecjen. Gjatë ecjeve 2-ditore fëmijët zhvillojnë edhe lojëra në natyrë, joga, vështrim të yjeve natën, mbledhin fruta të egra etj. Gjatë rrugës se kthimit grupi merr me vete mbeturinat që i hasin nëpër rrugët malore, për arsye që të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe të krijojnë shprehi të mira edhe tek fëmijët.
E para në vend dhe rajon
“Butterfly Outdoor Adventure është kompania e parë në Kosovë dhe madje edhe në rajon që ofron një produkt që angazhon fëmijë të të gjitha moshave të grupeve, dhe madje edhe fëmijë të grupeve të margjinalizuara me aktivitete në natyrë, të tilla si shëtitje, kampe, ngjitje shkëmbinjsh, dëborë etj”


E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve












