Kosova
Mali i Zi konfirmoi zyrtarisht pesë raste të Omikron-it
Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi konfirmoi zyrtarisht pesë raste të llojit Omikron të koronavirusit.
Të gjithë të infektuarit me Omikron janë në gjendje shëndetësore të përgjithshme të mirë dhe kanë simptoma të lehta, thuhet në njoftim. Dyshimi i parë u konstatua në fillim të dhjetorit, e pas kësaj të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim.
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 163 raste të reja me koronavirus dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e virusit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik, por nuk janë raste të rralla kur shënohet numër i lartë i personave që kanë humbur jetën, e ndër ta edhe mosha të reja.
Në Mal të Zi janë gjithsej 1786 raste aktive me COVID-19, më së shumti në kryeqytetin Podgoricë, me 674. Ne Qendrën Spitalore janë të shtruar 65 pacientë, ndërkohë që në gjendje të rëndë janë 22 prej tyre.
Mbi 58,4 për qind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës, ndërsa rreth 66.000 qytetarë janë imunizuar me dozën e tretë, kryesiht me vaksinën Pfizer. Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave, veçanërisht në qendrat turistike dimërore, qendrat tregtare dhe objektet e hotelerisë. Autoritetet kontrollojnë posedimin e certifikatës për COVID në objekte hoteliere dhe në vende të tjera, ku mblidhen shumë njerëz. Inspeksionet kontrollojnë edhe shkeljen e masave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik për organizimin e dasmave dhe festimeve të tjera private.
Për shkak të shfaqjes së versionit Omikron, llojit i cili thuhet se përhapet me shpejtësi, Instituti i Shëndetit Publik në ditët e ardhshme do të propozojë masat e reja, por drejtori i këtij Instituti, Igor Galiq, thotë se ,,për shkak të situatës së krijuar është joreale të priten masa që do të rrezikonin jetën e qytetarëve. Për momentin kemi masa të shtuara kontrolli dhe jemi në koordinim me shërbimet lokale”, ka thënë Galiq. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e objekteve të hotelerisë kërkojnë që të lejohen kremtimet në mjedise të hapura gjatë festave të fundvitit. Por autoritetet shëndetësore deri tani janë kundër, duke theksuar se ,,është i pamundur kontrolli i certifikatave të Covidit, për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe se në raste të tilla respektimi i masave është i pamundur.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












