Lajme
Mali i Zi në NATO, kërcënon Rusia
Pranimi i shtetit 600 mijë banorësh është përshëndetur nga shtete fqinje, por ka marrë kërcënime nga Rusia, e cila ka kërcënuar me shkëputje të bashkëpunimit me Podgoricën
Ministrat e jashtëm të Aleancës Veriatlantike (NATO), janë pajtuar që Mali i Zi të pranohet në këtë aleancë, duke u bërë shteti i 29 i NATO-s. Pranimi i shtetit 600 mijë banorësh është përshëndetur nga shtete fqinje, por ka marrë kërcënime nga Federata Ruse, e cila ka kërcënuar me shkëputje të bashkëpunimit me Podgoricën.
“Urojmë Malin e Zi”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel. Kjo deklaratë e tillë u përcoll me duartroktije të zëshme.
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq, njëherësh ministër i Jashtëm i këtij vendi, ka vlerësuar se ftesa e NATO-s, është “sinjal pozitiv për gjithë Ballkanin Perëndimor”. Ai ka premtuar se Mali i Zi do t’i vazhdojë reformat, përfshirë luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sektorit të mbrojtjes.
“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se thirrja nuk është përfundim i procesit, por fillim i tij”, tha Llukshiq, citon REL.
Ai ka shtuar se ka përkushtim “për përmirësim të vazhdueshëm dhe punë të palodhshme, jo për t’i kënaqur të tjerët, por për ta ndryshuar shoqërinë për të mirë”.
Zgjerimi i fundit i NATO-s ishte bërë në vitin 2009, kur u pranuan Shqipëria dhe Kroacia.
Rusia, e cila për një kohë të gjatë e ka kundërshtuar zgjerimin e NATO-s, i ka tërhequr vërejtjen Malit të Zi se anëtarësimin në aleancë do ta konsiderohej si provokim.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot në Moskë se vazhdimi i zgjerimit të NATO-s në lindje, do të çojë në masa hakmarrëse nga Rusia, raporton agjencia Reuters nga Moska. Në anën tjetër, Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se zgjerimi i NATO-s nuk është i drejtuar kundër Rusisë.
Rusia po ashtu thuhet se do t’i ndalojë projektet e përbashkëta me Malin e Zi nëse ish-vendi komunist i bashkohet NATO-s, ka cituar agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA një senator rus të ketë thënë sot.
Viktor Ozerov, shef i komitetit për mbrojtje dhe siguri i Këshillit të Federatës Ruse, ka thënë se projektet që mund të përfundojnë para kohe përfshijnë edhe ato në fushën ushtarake, ka raportuar RIA.
Ministria e Jashtme shqiptare shprehet se Tirana zyrtare ka qenë një promotore e fortë e politikës së dyerve të hapura të Aleancës, “pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurtë dhe të qëndrueshëm trans-atlantik”. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka një rëndësi gjeostrategjike, thuhet në deklaratën e MPJ-së, pasi konsolidon arkitekturën e sigurisë në hapësirën e Evropës Adriatike.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











