Lajme
Mali i Zi vazhdon të mos i pranojë qytetarët kosovarë pa test negativ për COVID-19
Kosovarët vazhdojnë të mbesin në “listën e verdhë”, që ju ndalon për të shkuar në disa vende pa dal paraprakisht negativ në testimin për COVID-19.
Qeveria e Malit të Zi ka marr masa të reja për luftimin e pandemisë COVID-19. Por është bërë e ditur se vazhdon të mbetet në fuqi vendimi që nuk lejonë kosovarët të futen në këtë shtet, pa pasur test negativ për COVID-19, raporton albinfo.ch
Kjo masë ka hyrë në fuqi javë më parë, pasi për një periudhë kufijtë ishin të hapur për qytetarët e Kosovës.
Kosova vazhdon të jetë pjesë e “listës së verdhë”. Pjesë e kësaj liste janë edhe Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Turqia, Izraeli, Ukraina dhe Singapori.
Në njoftim janë dhënë detaje se cilat kushte duhet të plotësohen për hyrje në Mal të Zi të qytetarëve nga “lista e verdhë”.
“Me rezultat negativ të testit PCR apo ELISA për COVID-19, të vjetër jo më shumë se 72 orë, nëse plotësohen tri kushtet në vazhdim: 1. Është rezident i një vendi nga ‘lista e gjelbër’ apo nga ‘lista e verdhë’; apo ka qëndruar më së paku 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi në një shtet nga ‘lista e gjelbër’ apo nga ‘lista e verdhë’. 2. Nuk ka qenë për periudhë prej 15 ditësh para hyrjes në Mal të Zi në ndonjë vend jashtë ‘listës së gjelbër’ apo ‘listës së verdhë’ 3. Nuk ka udhëtuar në një vend apo nëpërmjet një vendi jashtë ‘listës së gjelbër’ apo ‘listës së verdhë’ pos transit (transiti është udhëtim pa ndalje, që dëshmohet duke inspektuar dokumentin e udhëtimit”, thuhet në njoftim.
Por kosovarët që jetojnë në vende evropiane, mund të udhëtojnë për në Mal të Zi.
Nuk janë paraparë kufizime për qytetarëve e vendeve të “listës së gjelbër” ku bëjnë pjesë Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Holanda, Kroacia, Irlanda, Italia, Qipro, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Gjermania, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, por edhe vende tjera duke përfshirë Zvicrën, Norvegjinë, Australinë, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












