Kosova
Mandl: Serbia ka simpati ndaj Rusisë, vazhdon ta sulmojë Kosovën
Deputeti austriak i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka thënë se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Serbia po tregon simpati për Kremlinin dhe ende po e kërcënon Kosovën.
Ai në një intervistë për Geopost ka theksuar se udhëheqja serbe po dëshpëron shumë, duke shtuar se “kjo është jashtëzakonisht irrituese dhe dëshpëruese”.
Më 1 mars, Parlamenti Evropian ka vendosur për një rezolutë që tregon “shqetësim të thellë” për pozicionin serb kundër sanksioneve. Rezoluta është miratuar me shumicë të madhe”, tha Mandl.
Mandl ka potencuar se këtë shqetësim e ka ndarë me të gjithë kolegët eurodeputetë në Parlamentin Evropian, pasi ai konsideron që “sjellja e lidershipit serb është irrituese – veçanërisht pasi BE-ja ka qenë donatori më i madh për Serbinë për dekada dhe BE-ja e ka llogaritur Serbinë si një vend kandidat për anëtarësim”.
“Përderisa çdo gjë i është dhënë, Serbia e ka pozicionuar veten në anën e gabuar të historisë në këto kohë. Kjo është edhe arsyeja pse Serbia luan një rol negativ në Ballkanin Perëndimor për momentin. Unë gjithmonë ndaj pikëpamjen time të qartë se Serbia mund të luajë për Ballkanin Perëndimor rolin që luan Gjermania për gjithë Evropën. Gjermania është e madhe dhe e fortë ekonomikisht”, theksoi Mandl.
Ai mendon që Serbia është larg të qenit ekonomikisht e fortë sa Gjermania, ”por prapë se prapë është vendi më i fortë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
“Serbia po i humb të gjitha mundësitë për të qenë në anën e duhur, për qytetarët e saj”, shtoi ai, përcjell Albinfo.ch.
“Unë gjithmonë do të kontribuoj për një bashkësi ndërkombëtare të botës së lirë, e cila vazhdon të kujdeset për sigurinë e Kosovës, për sovranitetin e Kosovës dhe kjo është arsyeja pse shpresoj që të shmangim më shumë tensione dhe dhunë të çfarëdo lloji. Unë ende shpresoj se Serbia do të ecë në një rrugë pozitive dhe do t’i hapë derën vetes dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore












