Lajme
Maqedonasit ikin me pasaporta bullgare në Evropë
Pasaporta bullgare është një mundësi por jo edhe garanci për të punuar në BE. Maqedonasit me pasaportë bullgare, nga janari mund të kërkojnë punë në të gjitha vendet e BE-së
Nga një janari 2014 të gjithë qytetarët e Maqedonisë që kanë pasaportë bullgare, mund të punësohen në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian.
Me fillimin e vitit të ri shfuqizohet Marrëveshja e përkohshme mes Brukselit dhe Sofjes, e nënshkruar më 2007, e cila i kufizon qytetarët bullgarë në tregun e punës.
Kjo do të thotë se çdo qytetar i Maqedonisë, i cili ka shtetësi bullgare, mund të aplikojë për punë në Gjermani, Angli, Francë dhe vende të tjera të BE-së.
Sic raporton DW në rrjetet sociale në Maqedoni kërkohen këshilla se si mund të arrihet të merret sa më shpejt një pasaportë bullgare apo rumune, me qëllim që ata të dalin nga vendi dhe të punësohen në BE.
Sa shtetas të Maqedonisë kanë pasaporta bullgare nuk dihet, sepse nuk ka të dhëna të sakta.
Në opinion spekulohet me shifrat prej 50.000 deri në më shumë se 100.000. Shumica prej tyre këtë nënshtetësi e kanë marrë pas pranimit të Bullgarisë në BE, por ka dhe shumë persona që kanë aplikuar për këtë dokument.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










