Maqedonia
Maqedoni: 100 mijë votues në listë pa dokumente të vlefshme
Kryeministri teknik, Talat Xhaferi, vlerëson se ka kohë të mjaftueshme deri në zgjedhje që rreth 100 mijë qytetarë që janë në listën zgjedhore të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta që të mund të votojnë në ditën e zgjedhjeve.
“Duke pasur parasysh se ka edhe 50 ditë deri në zgjedhje, me këtë dinamikë, 100 mijë që qarkullon si numër i njerëzve që nuk kanë dokumente, gjatë muajit mars të gjithë mund të pajisen me dokumente përkatëse. Por, iniciativa varet nga qytetari, i cili duhet të iniciojë kërkesë. Fillimisht t’i japim kohë të drejtës së qytetarit që të iniciojë në kohë kërkesën përkatëse dhe më pas është detyrimi ynë të dalim me vendim se si do të veprojmë”, tha kryeministri Talat Xhaferi, transmeton alsat, përcjell albinfo.ch.
Ky qëndrim i Xhaferit vjen edhe përkundër këmbënguljes së ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, që kjo do të ishte e pamundur. Për më tepër, për nxjerrjen e dokumenteve të reja, në Shkup nuk ka terminë të lirë për t’u fotografuar para muajit maj, kurse koha mesatare e pritjes për pasaportë të re edhe një muaj e gjysmë pas bërjes së kërkesës.
Numri prej 100 mijë qytetarësh që janë në listën zgjedhore, por që nuk kanë dokumente të vlefshme për të votuar, sipas ish-kreut të KSHZ-së dhe kryetarit të grupit për rishikim të Kodit zgjedhor, Aleksandar Novakoski, e rrezikon seriozisht procesin zgjedhor. Ai, në intervistë për Alsat, thotë se ndër opsionet e pranueshme është që t’u mundësohet qytetarëve që janë në listën zgjedhore të votojnë me dokumente të skaduara.
“Opsionet në vendet e BE-së janë shumë të thjeshta. Atje, votuesi vjen me dokument të skaduar, nuk i mohohet e drejta e votës, voton dhe ata fletëvotim e vendosen në kuti të veçantë dhe kur konfirmohet se është shtetas, e vendosin me fletëvotimet e tjera që të ruhet e fshehtësia e votës. Problemi është i madh dhe mund të tejkalohet edhe kështu”, tha Aleksandar Novakoski, ish-kryetar i KSHZ-së.
Novakoski tha se zgjidhja duhet të vijë nga Kuvendi, megjithatë nëse kjo nuk ndodh, KSHZ-ja duhet të jetë ajo që ta zgjidhë me udhëzues të veçantë. Në rast se nuk ka zgjidhje, Novakoski thotë se ka bazë edhe për përgjegjësi penale.
“Ligjërisht është ashtu, por ju me një ligj i shkelni të drejtën kushtetuese qytetarit ndërkohë që ai nuk është fajtor për situatën e krijuar. Sipas meje, unë e di qëndrimin e KSHZ-së, por ne kemi pasur raste kur kemi miratuar udhëzues. Prandaj nuk bëj thirrje që ta zgjidhin menjëherë, por nëse ka mundësi, më mirë do të ishte ta zgjidhë Parlamenti. Përgjegjësia do të jetë shumë e madhe nëse nuk u lejohet këtyre njerëzve të votojnë. Kurse përgjegjësi penale do të ketë për dikë dhe këtë duhet ta vërtetojnë autoritetet përgjegjëse sepse ekzistojnë elemente që tregojnë se dikush me mosveprim ka kryer vepër penale”, u shpreh Aleksandar Novakoski, ish-kryetar i KSHZ-së.
Problemi me 100 mijë qytetarët pa dokumente të vlefshme, por që janë në listën zgjedhore, duhet të jetë diskutuar edhe në seancën e djeshme të qeverisë me kërkesë të ministrit Pançe Toshkovski, megjithatë deri tani nuk ka informacione nëse është marrë vendim konkret.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











