Maqedonia
Maqedoni: 140 të infektuar me koronavirus për 24 orë
Ministria e Shëndetësisë sot raportoi për 6 pacientë të vdekur dhe 140 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1397 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-47, Kumanovë-18, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-4, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-2, Radovish-4, Krushevë-1, Koçani-5, Probistip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Delçevë-2, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.
Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë gjashtë persona të diagnostikuar me Covid-19. Viktimat janë mes moshës 84 dhe 55 vjeçe, nga Shkupi, Tetova dhe Struga. Të gjitha viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 689.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 16,557 persona.
Prej tyre, 13,792 pacientë janë shëruar.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,076.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit