Maqedonia
Maqedoni: 3 viktima dhe 127 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë njofton se nga 702 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 127 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 67 raste, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2.
Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë me koronavirus. Një pacientë në moshën 80-vjeçare nga Kumanova që ishte shtrirë në spital më 4 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi, njëri i moshës 62 vjeçe që ishte pranuar në spital më 5 qershor dhe tjetri i moshës 78-vjeçar që ishte shtrirë në spital më 2 qershor.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 7 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, katër pacientë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe një nga Gostivari.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 3152, prej të cilëve 1653 janë shëruar kurse 156 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 1343 raste aktive me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten














