Maqedonia
Maqedoni: 80% e thirrjeve në 112, janë false
Nga numri i thirrjeve emergjente – 112, janë rreth 1.500 thirrje në ditë, prej të cilave 80 për qind janë të rreme, thotë drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza në Maqedoninë Veriore, Stojançe Angelov, i cili sot prezantoi aktivitetet dhe të arriturat e këtij institucioni, si dhe problemet me të cilat ballafaqohen dhe për të cilat duhet të punohet në të ardhmen, transmeton Portalb.mk
Në sektorin e numrit të unifikuar për thirrje emergjente – 112, Angelov tha se kanë punësuar 50 persona dhe se qytetarët janë të kënaqur me shërbimin. Ai vlerësoi se sektori 112 punon mirë dhe bën të ditur se merr rreth 1500 thirrje në ditë, nga të cilat, siç shtoi ai, fatkeqësisht 80% janë të rreme.
“Fatkeqësisht, 80% e këtyre thirrjeve janë të rreme, disa janë keqdashëse – pjesa më e vogël, e tjetra janë të paqëllimta dhe të gabuara, njerëzit kërkojnë lloje të tjera shërbimesh, por edhe në atë rast i ridrejtojmë qytetarët. Në këtë mënyrë lehtësojmë pjesën tjetër të shërbimeve, si policinë dhe ndihmën emergjente mjekësore”, tha Angelov.
Ai tha se përkundër menaxhimit të suksesshëm të Qendrës, ka ende segmente në të cilat duhet të punohet.
“Nevojitet njësi speciale multifunksionale për kërkim-shpëtim dhe zjarrfikës. Në disa raste ne përdorim helikopterët e policisë, por ata, si helikopterët e ushtrisë, kanë një qëllim tjetër. Ne kemi nevojë për mjekokopterë, rirregullim të zgjidhjeve ligjore për rritjen e përdorimit të shërbimeve ekzistuese vullnetare të shpëtimit dhe alpinizmit, si dhe një rikonstruksion të plotë të sistemit të alarmit”, thotë drejtori i QMK-së.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












