Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Duhen dy vjet për rimëkëmbje ekonomike
Referuar raportit të fundit të Bankës Botërore lidhur me perspektivat globale ekonomike të publikuar në fillim të vitit, Maqedonisë së Veriut do t’i duhen të paktën dy vjet që të rikuperohet nga kriza e shkaktuar nga pandemia apo që të kthehet në gjendjen që ishte më 2019, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Banka Botërore ka vlerësuar se ekonomia e Maqedonisë së Veriut më 2020 ka shënuar trend negativ sa i përket rritjes së Bruto Produktit Vendor dhe atë prej 5.1 për qind, ndërkaq sipas parashikimeve të këtij institucioni ndërkombëtar, Bruto Prodhimi Vendor më 2021 do të arrijë në 3.6 për qind, ndërkaq vitin e ardhshëm në 3.5 për qind.
Me qëllim që të ketë trend pozitiv të zhvillimit të bizneseve, ndihmat e Qeverisë maqedonase duhet të orientohen drejt digjitalizimit të bizneseve, thotë Durim Zeqiri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
“Ne si Odë Ekonomike vlerësojmë se përpos pakove ekonomike që qeveria i ka krijuar në përkrahje të sektorit privat, bizneset tani do të duhet të ndihmohen edhe në mënyra të tjera, siç është përkrahja financiare për ngritjen e kapaciteteve teknologjike, ku si rrjedhojë e së cilave, kompanitë do të bëhen më konkurruese në nivel vendor, rajonal dhe më gjerë”, thotë ai.
Po ashtu, Zeqiri shton se vetëm përmes realizimit të investimeve kapitale në mbi 85 për qind, mund të shpresohet në një kthesë pozitive për sa i përket rimëkëmbjes së ekonomisë.
“Realizmi maksimal në normë prej mbi 85 për qind i investimeve kapitale do të sillte një zhvillim të dukshëm të infrastrukturës në vend si dhe stimulimi i eksportit do të duhet të jetë një nga elementet kyçe me qëllim që të rikuperohet ekonomia sa më shpejt. Vlerësojmë se çdo vonesë mund të sjellë dëme për ekonominë, përkatësisht për bizneset e vendit, duke na pamundësuar që të jemi prezentë në tregjet e huaja”, thotë Zeqiri.
Ndërkaq afaristi Mirçe Çekrexhi, i cili më herët ka qenë kryetar i Lidhjeve të Odave, thotë se prodhimtaria është në korrelacion të drejtpërdrejtë me luftën ndaj koronavirusit.
Çekrexhi thotë se është e rëndësishme që popullata të vaksinohet kundër koronavirusit sa më shpejt, në mënyrë që të hiqen masat kufizuese ndaj bizneseve.
“Përmes vaksinimit masiv apo mënyrave të tjera, mund të themi se mund të çlirohet edhe ekonomia sepse shkaktare e drejtpërdrejt e krizës ekonomike është sëmundja COVID-19. Në momentin që do të frenohet epidemia, dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur, në po atë moment do të fillojë të shërohet dhe ekonomia”, thotë Çekrexhi.
Në bazë të parashikimeve të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, ekonomia e vendit pritet që më 2022 të kthehet në gjendjen që ishte para fillimit të krizës së koronavirusit. Ky institucion shtetëror tha se më 2020, Bruto Prodhimi Vendor ka pasur trend negativ prej 4.9 për qind, shkruan REL.
Autoritetet maqedonase thonë se nëse nuk do të ketë valë të re të koronavirusit gjatë këtij viti, Maqedonia e Veriut do të shënojë rritje të Bruto Prodhimit Vendor prej 4.1 për qind dhe se ekonomia do të kthehet në gjendjen që ishte para pandemisë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën














