Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedoni e Veriut: Edhe dy vdekje nga koronavirusi, shkon në 73 numri i viktimave
Sot në Maqedoninë Veriore janë regjistuar edhe dy vdekje të reja nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 73.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se viktimat janë dy të moshuar nga Shkupi dhe Prilepi, të cilët kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore, por që do të evidentohen si të vdekur nga COVID-19.
Edhe të mërkurën, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve.
Autoritetet kanë regjistruar 21 të infektuar ndërsa 38 të shëruar, 19 prej të cilëve në Shkup.
Numri i të infektuarve tani ka arritur në 1,442, prej të cilëve 742 janë ende të infektuar ndërsa 627 të shëruar.
Në mesin e personave me rezultat negativ nga COVID-19 janë edhe kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrisë i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, të cilët për dy javë kanë qëndruar në vetizolim për shkak të pjesëmarrjes në një takim në Kumanovë me kryetarin e kësaj komune që kishte dalë pozitiv me koronavirus.
Të dhënat e ministrisë kanë të bëjnë me 279 teste të kryera në gjithë vendin, ndërkohë që numri i përgjithshëm i testeve, që nga paraqitja e rastit të parë ka arritur në 16,050, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri Shoqëria Kulturo – Artistike “17 SHKURTI”, është një emër me domethënie të veçantë historike e... -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave
Jeta në Zvicër
-
Më pak njerëz emigruan në Zvicër në vitin 2025 Të dhënat e reja qeveritare zbulojnë se, megjithëse më pak të huaj erdhën në Zvicër në... -
Zvicër: Tani parukierët kërkojnë pagesë për mosparaqitjet -
Studimi në Universitetin e Bernës: Kanceri i maceve mund të ndihmojë njerëzit -
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun















