Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedoni e Veriut: Shkon në 82 numri total i viktimave nga koronavirusi
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 15 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe 1 të vdekur në 24 orët e fundit.
Në Klinikën Infektive në Shkup ka vdekur një pacient 66-vjeçar nga Struga, i cili ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi ka arritur në 82 në këtë shtet.
Sipas raportit ditor të Ministrisë nga të infektuarit, shtatë janë në Kumanovë, katër në Prilep, dy në Shkup, në Kumanovë shtatë, Tetovë një dhe një tjetër në Strugë. Tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 1506, prej të cilëve 572 raste janë ende pozitivë.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar ka vazhduar të rritet, kështu që në 24 orëve e fundit listës së të shëruarve i janë shtuar 45 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 852, shifër kjo për 280 më e lartë se numri i të infektuarve, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri Shoqëria Kulturo – Artistike “17 SHKURTI”, është një emër me domethënie të veçantë historike e... -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave
Jeta në Zvicër
-
Më pak njerëz emigruan në Zvicër në vitin 2025 Të dhënat e reja qeveritare zbulojnë se, megjithëse më pak të huaj erdhën në Zvicër në... -
Zvicër: Tani parukierët kërkojnë pagesë për mosparaqitjet -
Studimi në Universitetin e Bernës: Kanceri i maceve mund të ndihmojë njerëzit -
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun












