Lajme
Maqedoni: Gjysma e të rinjve të papunë
Autoritetet në Maqedoni kanë konfirmuar se numri i qytetarëve të evidentuar si të papunë ka arritur rreth 350 mijë persona
Nga ky numër 57% e të papunëve përfshin grupmoshën e të rinjve prej 18 deri 27 vjeç, ndërsa rreth 60 për qind e të rinjve, kanë kërkuar punë, thuajse çdo katër vjet, raportojnë mediet në Shkup..
Të dhënat statistikore të Lëvizjes së Sindikatave të Maqedonisë, tregojnë që në fakt 50 për qind e popullatës së re të Maqedonisë, janë të papunësuar, përderisa koha në pritje për tu punësuar është më shumë se katër vjet
Shqetësimi për papunësinë që ka përfshirë të rinjtë është shprehur edhe në raportin e fundit të KE-së, ku thuhet se gjysma e të rinjve të papunë, janë të moshës së re.
Rritja e papunësisë, posaçërisht tek të rinj është një nga tetë kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian si kushte për fillimin e negociatave dhe integrimin e vendit në familjen evropiane.
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane vlerëson se në Maqedoni duhet të vërtetohen strategjitë për investim tek të rinjtë, me qëllim që të mund të shfrytëzohet potenciali i tyre, dhe që njëkohësisht edhe të nxitet punësimi i tyre.
Një pjesë e të rinjve duke parë gjendjen e rëndë të tyre dhe pa perspektivën në vend, i`a mësyjnë rrugëve të mërgimit, vetëm e vetëm për të pasur dhe për të tentuar për një jetë më të mirë dhe një sprovë për të shmangur skamjen që ka mbërthyer.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe












