Maqedonia
Maqedoni: Ja kur do të hapen kufijtë
Vendet e rajonit javën e ardhshme pritet përfundimisht të marrin vendim për kalimin e lirë dhe hapjen e kufijve, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Edhe pse qëndrimi i autoriteteve shëndetësore ishte i njëjtë edhe javën e kaluar, ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të rajonit do të ketë epilog në takimin e ardhshëm onlajn midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bullgarisë dhe Greqisë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në emisionin “Rruga drejt” në TV Alsat-M, tha se meqë gjendja epidemiologjike është e ngjashme në gjithë rajonin, autoritetet e vendeve të rajonit paralajmëruan këshill koordinues për veprim të përbashkët në sjelljen e vendimeve për luftë kundër pandemisë.
Por, paraprakisht duhet të hiqet kushti për test PCR që të kalohet kufiri.
Pritet javën e ardhshme një koordinator i Ministrisë së Shëndetësisë para përfaqësuesve të vendeve të tjera ta prezentojë gjendjen në vend me Kovid-19, pas së cilit në takim të ri duhet të dakordohet politikë e përbashkët për kufijtë.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












