Lajme
Maqedoni: Rriten dërgesat nga diaspora
Në Procredit Bank në Maqedoni bëjnë të ditur se transferi i parave nga vendet e huaja është rritur për 20%
Në Procredit Bank në Maqedoni bëjnë të ditur se transferi i parave nga vendet e huaja është rritur për 20 për qind në krahasim me janarin e këtij viti.
Transferet nga diaspora në Maqedoni gjatë periudhës së kësaj vere janë rritur për 20 për qind dhe se kjo është bërë e ditur nga ana e disa bankave në vend.
Rritja e transfereve është regjistruar edhe në Bankën Komerciale, ku bëjnë të ditur se mbërritja e parave nga vendet e huaja është rritur për 27 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Edhe gjatë muajit gusht pritet mbërritja e parave nga jashtë, kryesisht nga Italia, e cila për shkak të festës tradicionale kombëtare Feragosto, krijon mundësinë që qindra emigrantë të shfrytëzojnë këto ditë pushimi duke transferuar paratë e tyre në kontot në Maqedoni për të kaluar pushimet apo nxjerrjen e parave përmes kartelave bankare.Bankat bëjnë të ditur se emigrantët dhe të huajt në përgjithësi tanimë shfrytëzojnë mundësinë që përmes kartelave të tyre personale bankare të nxjerrin paratë në vendlindje. Kjo është një praktikë e zakonshme që shfrytëzohet nga të gjithë, raporton INA.
Jozyrtarisht bëhet e ditur se mbi 150 mijë familje në Maqedoni përfitojnë para nga diaspora. Sipas një hulumtimi të bërë nga ekspertë dhe profesor universitar konstatohet se midis viteve 1993 dhe 2008, shuma e transfereve private është rritur për 24 herë nga 57.8 milionë dollarë në 1.3 miliardë dollarë amerikan.
Sipas këtij studimi, këto mjete revizore janë 10 për qind i BPV dhe kanë mbuluar 50 për qind të deficitit tregtar. Në këto kalkulime dhe vlerësime, dominon diaspora shqiptare, e cila tradicionalisht ndihmon familjet e tyre.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











