Maqedonia
Maqedoni: Sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme
Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme tetëditëshe, e shpallur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përcjell albinfo.ch.
Gjendja e jashtëzakonshme, e pesta me radhë, ishte shpallur më 15 qershor, me qëllim që të realizohen përgatitjet e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 korrik, pas marrëveshjes mes dy liderëve, të LSDM-së, Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të dorëzuara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1598 kandidatë.
Fushata zgjedhore nis të mërkurën, më 24 qershor, ndërsa mbaron më 12 korrik. Partitë gjatë fushatës do të duhen të respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia Covid-19, shkruan Alsat.
Votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të realizohet për tre ditë, ndërsa do të votohet nga ora 07:00 deri në orën 21:00.
Më 13 korrik do të votojnë personat e diagnostikuar me Covid-19 si dhe personat të cilët kanë vendim për vetizolim.
Më 14 korrik do të votojnë personat me sëmundje kronike si dhe personat e tjerë që, sipas Kodit Zgjedhor, votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhej të mbahen më 12 prill, por për shkak të krizës me koronavirusin e ri (Covid-19) si dhe për shkak të shpalljes së gjendjes së parë të jashtëzakonshme në muajin mars, qeveria maqedonase përmes urdhëresës me fuqi lidhore ndërpreu të gjitha veprimet zgjedhore.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten














