Maqedonia

Maqedoni: Vazhdojnë alarmet e rreme për bomba në Tetovë, MPB-ja në ndjekje të autorit

Alarmet e rreme për bomba në institucionet arsimore të Tetovës nuk po ndalen. Përveç shkollave, sot ishte i përfshirë edhe Universiteti i Tetovës. Me urdhër të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, objektet u evakuuan dhe u kryen kontrolle, të cilat konfirmuan se bëhej fjalë për kërcënim të rremë.

Ekipi i televizionit Alsat vizitoi universitetin, i cili mbeti i mbyllur edhe pas kontrollit, ndërsa punonjësve dhe studentëve nuk iu lejuar kthimi brenda. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se hetimet për identifikimin e autorit të kërcënimeve vazhdojnë.