Maqedonia
Maqedoni: Zgjedhjet e parakohshme, partitë “nisin” fushatën
Vetëm një ditë pas vendimit të liderëve politikë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë kanë filluar fushatën jozyrtare. Në konferencat e tyre për media LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja ftojnë qytetarët të votojnë politikat e tyre dhe para kohe e konsiderojnë veten fituese të zgjedhjeve që do të mbahen. Palët nuk pranojnë të kenë filluar diskutimet brendapartike për kuadrot e reja të qeverisë teknike. Nga partia e Zoran Zaevit thonë se akoma nuk kanë vendosur për emrin e kryeministrit teknik
As VMRO-DPMNE-ja nuk pranon të ketë në tavolinë emra konkretë, të cilët do të vijnë në postin e ministrit të Brendshëm ose ministrit për Punë dhe Politikë Sociale. Sipas Kodit Zgjedhor, përveç këtyre dy dikastereve, opozitës i takojnë edhe postet e tre zv.ministrave.
VMRO-DPMNE-ja thotë se mbetet e hapur për bashkëpunime dhe koalicione edhe me parti të tjera, përfshirë edhe ata shqiptare.
Kabineti i ri qeveritar teknik duhet të kompletohet më 3 janar, 100 ditë përpara zgjedhjeve të cilat, në bazë të marrëveshjes së liderëve pritet të mbahen më 12 prill. Deri më 3 janar do të ndodhë edhe dorëheqja e kryeministri Zaev dhe në vend të tij të vij kuadër i ri nga radhët e pushtetit. Në opinion nuk kanë vonuar të qarkullojnë edhe emrat e personave që mund ta zëvendësojnë atë. Mes tjerash, për postin e kryeministrit teknik janë përfolur ministri i Brendshëm aktual, Oliver Spasovski, ose ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Të dy të përfolurit njëkohësisht do të duhet të lëshojnë kolltuqet e tyre për kuadrot e opozitës, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













