Kosova
Maqedonia e feston 75 vjetorin e kryengritjes antifashiste
Republikën e Maqedonisë sot shënon 75 vjetorin e kryengritjes antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare duke organizuar një varg manifestimesh nga Qeveria, Kuvendi dhe Lidhja e luftëtarëve të komunave Prilep e Kumanovë. Kjo ditë shënoi edhe kthesën e madhe për Maqedoninë, e cila nga kjo luftë doli si republikë e ish-Jugosllavisë.
Manifestimi qendror do të mbahet para Përmendores së çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit, në oborrin e Qeverisë.
Siç njoftojnë mediet lokale, kurora me lule do të vendosin delegacione të Lidhjes së luftëtarëve i kryesuar nga Nikolla Stojanovski, të Qeverisë nga kryeministri Zoran Zaev, të Kuvendit i kryesuar nga deputetët Juliana Nikollova dhe Dime Vellkovski, delegacion i ARM-së i kryesuar nga zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Muhamet Racaj.
Tradicionalisht me rastin e festës, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në mesditë do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori”. Fitues të sivjetmë të çmimit për vepër jetësore janë artisti muzikor Vllatko Stefanovski në sferën e kulturës dhe artit dhe historiani prof.dr. Amet Sherif – në sferën e arsimit.
Ndryshe, më 11 tetor të vitit 1941, luftëtarët nga Aradhet e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit.
Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës.
11 Tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë, por edhe të përpjekjeve për çlirimin social dhe kombëtar të bëra në Luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore. Gjatë okupimit nga Maqedonia thuhet se janë internuar 58 mijë persona, ndërsa krahas krimeve që okupatorët i kanë kryer mbi popullatën e pafajshme civile, vendi pësoi edhe dëme të mëdha ekonomike.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










