Maqedonia
Maqedonia e Veriut vendos më 8 maj fatin e presidentit
Siljanovska e Pendarovski, në balotazh
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit, përcjell albinfo.ch.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 19:00, ashtu siç ishte planifikuar.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se dalja e përgjithshme në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut ishte 48.46%.
Sipas mbi 97% të votave të numëruara, kandidatja e VRMO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska–Davkova, mori dyfish më shumë vota sesa kundërkandidati i saj maqedonas nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski.
Me numërimin e mbi 97% të votave, Siljanovska Dalkoka ka marrë 40.19% të votave, ndërsa Pendarovski 19.99% të votave.
Të dy kandidatët do të përballen sërish më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Ndërkohë në taborin shqiptar fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian ndaj kundërkandidatit të tij shqiptar, Arben Taravari, nga koalicioni VLEN.
Osmani doli i treti me radhë për nga numri i votave të përgjithshme, me 13.36% të votave.
Të drejtë vote kishin 1.814.317 persona, ndërsa 1.713.758 votues ishin të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut.
E-Diaspora
-
Kurti takoi të rinjtë nga diaspora që janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare Pas shkëmbimit të tyre në ngjarjen përmbyllëse të programit për bursistët e gjeneratës së dytë në...
-
Rita Ora pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Ramë Dardania ekspozon në zemrën e qytetit të vjetër të Gjenevës, ‘Faces’, në La Galeri
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla
Jeta në Zvicër
-
Këto janë profesionet me më së shumti punëtorë të huaj në Zvicër Në profesionet e izolatorëve dhe suvatuesve, të huajt përbëjnë tre të katërtat (rreth 75%) ose edhe...
-
Të huajt që bëjnë thirrje për urrejtje, duhet të largohen nga Zvicra
-
Transporti publik i Lozanës do të bëhet tërësisht elektrik deri në vitin 2030
-
Kazinotë ilegale në internet janë në rritje në Zvicër
-
Disa banka zvicerane tani po paguajnë më pak interes për kursimet