Lajme
Maqedonia miraton projektligjin për gjuhën shqipe
Qeveria maqedonase ka miratuar projektligjin për përdorimin e gjuhëve, ligj i debatuar qe një kohë të gjatë dhe i kërkuar nga partitë shqiptare.
Në projektligj, i cili tashmë pritet t’i kalojë Kuvendit për diskutime në muajin shtator, parashikohet se veç gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare është dhe shqipja dhe alfabeti i saj, raporton TopChannel.
“Në të gjitha organet e pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik , të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me ketë ligj”, thuhet në projektligjin e Qeverisë Maqedonase, që u miratua mbrëmjen e së premtes.
Edhe pse fillimisht u fol se gjuha shqipe do të ishte dhe në kartëmonedha, kjo gjë nuk është parashikuar në këtë projektligj.
Ajo që nuk ka ndryshuar është shqipja në uniformat e policisë në vendet ku janë 20% shqiptarë. Por gjuha shqipe nuk do të jetë në uniformat e ushtrisë. Tashmë veç kalimin në Kuvend, pritet dhe rekomandimi që do të vijë nga Komisioni i Venecias.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












