Maqedonia

Maqedonia nuk gjen ‘qetësi’ nga alarmet për bomba në institucione

Alarmet e rreme për bomba nëpër shkolla dhe institucione nuk kanë munguar as sot. Që në mëngjes alarme të tilla pati në 19 shkolla të mesme dhe 9 fillore.

“Alarmet e rreme për bomba, veçanërisht nëpër shkolla janë duke dëmtuar procesin arsimorë, por janë shndërruar edhe në makth, si për nxënësit, për mësimdhënësi, për prindërit dhe për institucionet, të cilat thonë se janë duke punuar për të zbuluar ata të cilët, apo personat të cilët qëndrojnë pas këtyre alarme të rreme, por deri tani askush nuk ka dal me një emër apo emra të cilët japin apo i dërgojnë këto e-maile që kanë ngjallur frikë veçanërisht tektë vegjlit”, raporton alsar, përcjell albinfo.ch.

Gjatë javës së kaluar Ministria e Arsimit dhe Shkencës doli me udhëzim që nxënësit të cilët evakuohen nga shkolla për shkak të alarmeve për bomba, orët e mbetura të mësimit t’i realizojnë online. Alarm për bombë sot kishte edhe në Gjykatën Themelore në Ohër, por edhe në këtë rast ka rezultuar se është alarm i rremë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kërcënimet vijnë kryesisht nga adresat e huaja. Sipas tyre, se në këtë sulm të organizuar hibrid ka edhe persona të tjerë të cilët hyjnë në këtë sistem për interesa personale, naivitet dhe motive të tjera. Nga dikasteri I Punëve të Brendshme thonë se deri më tani janë zbuluar të gjitha aktivitetet e tilla dhe janë ngritur kallëzime përkatëse penale kundër personave.