Lajme
Maqedonia zhvillon turizmin me eksperiencën zvicerane
Në Shkup janë promovuar trajnimet zvicerane për hotelieri dhe turizëm.
Promovimi është organizuar nga programi zviceran për rritjen e tregut të punës, në bashkëpunim me akademinë prestigjioze «Suiss Hotel», menaxhment nga Lucerni dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Në eveniment janë ndarë edhe CHL certifikata për personat e trajnuar në Maqedoni.
Edukimi është një mundësi e mirë për shfrytëzim maksimal të potencialeve turistike, me të cilat disponon Maqedonia.
“Duhet infrastrukturë më e mirë, qasje dhe rrugë deri te hotelet, kapacitetet e vendosjes, posaçërisht në vendet të cilat kanë potencial turistik”, theksoi ministri i Ekonomisë , Driton Kuçi.
Sipas zëvendësshefit të misionit në Ambasadën zvicerane, Stefan Tomaxhan, për realizimin e përfitimeve ekonomike nga turizmit nevojiten kuadro të kualifikuara, njoftojnë mediat në Shkup.
Në promovim 16 trajnues të Maqedonisë morën certifikata nga Akademia për menaxhim hotelerik në Lucern. Certifikatat janë nga sferat: teknika për shitje dhe distribuim, komunikim me klientët dhe menaxhim me të ardhurat.
Akademia është e renditur në mesin e 100 institucioneve të para arsimore për hoteleri në botë. Profesoresha e Akademisë, Suzan Osvald, i inkurajoi punonjësit hotelerik-turistikë nga vendi të investojnë në njohuritë e veta, kjo është, tha, garanci për sukses dhe rezultate.
Trajnimet zvicerane për menaxhment hotelesh, turizëm dhe hotelieri konsiderohen si një prej më të mirave në botë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










