Maqedonia
Maqedoni: Bastardimi i shqipes në mbishkrimet e institucioneve
Gabimet e vazhdueshme drejtshkrimore në tabelat e institucioneve kane nxjerrë në pah koordinimin e dobët mes qeverisë, grupit ndërresorësh për zbatimin e ligjit të gjuhëve dhe institucioneve. Si rezultat gjuha shqipe nuk zbatohet në mënyrë të saktë.
Nuk dihet kush përkthen apo kush i kontrollon momentalisht këto përkthime, korrigjimi i të cilave ka kosto shtesë. Rasti i fundit ishte me tabelën e vendosur në pikën kufitare Tabanoc, ku në një fjali të vetme ka disa gabime drejtshkrimore.
I pyetur se mbi kë bie përgjegjësia për gabime të tilla, Tahir Hani, anëtar i grupit ndërresorësh për zbatimin e ligjit, thotë se nuk është i informuar se kush e ka bërë përkthimin e kësaj tabele.
“Unë sa kam informacion me kompetentët këtu në Qeveri për përkthimin nuk kemi adresuar person konkret, I cili të themi se merr përgjegjësinë se ka bërë përkthimin e këtij mbishkrimi në pikën kufitare. Unë personalisht nuk kam qenë në dijeni“- deklaroi Tahir Hani – anëtarë i grupit ndër resorësh për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Sipas tij, tabelat në pikat kufitare nuk janë në kuadër të furnizimit publik dhe shton se institucionet që nuk zbatojmë në mënyrë të drejtë ligjin për përdorimin e gjuhëve do të sanksionohen. Ndërsa në të ardhmen do të tregohet më shumë kujdes. Megjithatë, zv.drejtori i doganave, Irfan Buçi, thotë se Drejtoria e Doganave përkthimin e kanë marrë të gatshëm nga Qeveria. Ndërsa për korrigjimin e saj do të paguajë kjo drejtori, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
“Përkthimet realisht për momentin i bën Qeveria dhe na i sjellin neve si urdhëresa dhe procedohet deri tek shtypshkronja që merret me këtë. Mirëpo dje është bërë ky gabim, meqë ndihmës drejtori që është në doganë është maqedonas, por nuk e ka bërë me një qëllim, që të ketë gabim. Mirëpo e ka bërë, sepse nuk e ka njohur mirë gjuhën shqipe“, tha Irfan Buçi, zv. drejtor i doganave.
Sipas tij, gabimet në tabelën në pikën kufitare ne Tabanoc, do të korrigjohen brenda ditës, ndërsa shton se gabimet e tilla janë alarm që të njëjtat të mos përsëriten në të ardhmen. Rasti me tabelën e vendosur në Tabanoc, nuk është i pari. Alsat disa herë ka alarmuar edhe për raste të tjera në të cilat emërimi i institucioneve në gjuhën shqipe është bërë me gabime të shumta drejtshkrimore dhe sintaksore.
Agjencia e cila ka për detyrim që të sigurohet se institucionet do të bëjnë zbatimin e drejtë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, momentalisht ka vetëm drejtorin. Ndërsa për themelimin e Inspektoratit, Ministria e Drejtësisë duhet të dalë me propozim-ligj të posaçëm.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














