Integrimi
Marashi dhe Dave tregojnë se shqiptarët nuk dallojnë shumë nga zviceranët
“Ndoshta gjërat nuk do të përparonin kaq shpejt sikur secili prej ne të dyve do të bënte muzikë për vete”, thotë Dave. Për këtë arsye ne kemi vendosur që të studiojmë së bashku”
Marashi është me rrënjë nga Kosova ndërsa Dave nga Zvicra, Lucerni. Por përkundër kësaj ose dhe pikërisht për këtë, dy muzicientët e plotësojnë njëri tjetrin në mënyrë të përsosur. Kështu fillon shkrimi në 20minuten për duon e muzikës hip-hop “Marash&Dave”, të cilët nga fundi i vitit 2016 kishin nënshkruar një kontratë me labelin e madh Sony Music”. Kënga e publikuar pak më vonë e tyre “Madame” deri më tash ka marrë më shumë se 150 mije klikime dnërsa sot, e premte, editohet kënga e re “Alli Uhre” dhe në prill, albumi “Gold”.
Në shkrimin e përmendur dhe në videon përkatëse Marash Pulaj, 23 vjeçar dhe Dave Largier, 22, tregojnë se cilat janë vetitë tipike shqiptare të njërit, respektivisht tipike zvicerane të tjetrit. Kështu, Marashi i thotë Dave-it se veti tipike zvicerane të tij janë entuziazmi për festate e karnavaleve (Fassnacht), fakti se atij i pëlqen ushqimi tipik zviceran raclette fondue etj. Ndërsa sipas Dave-it, tipike shqiptare te Marashi është mikpritja.
“Ndoshta gjërat nuk do të përparonin kaq shpejt sikur secili prej ne të dyve do të bënte muzikë për vete”, thotë Dave, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ne kemi vendosur që të studiojmë së bashku”. Ata studiojnë publicistikën dhe shkencat e komunikimit në Universitetin e Cyrihut, ku po ndjekin semestrin e katërt. “Kështu është më e thjeshtë që të tejkalojmë të mësuarit dhe të shtyjmë përpara njëri tjetrin”, thotë Dave.
Se ata përbëjnë një ekip të koordinuar në mënyrë të përkryer, vërteton Marashi.
Edhe pse janë pjesë e një klike të repi, muzika hip-hop te Marash&Dave nuk është ajo që mbizotëron. Ata madje kanë më shumë afinitet për muzikën pop.
Mbi 120 mijë shikime në youtube për dy muaj e gjysmë dhe 35.000 në Spotify, ndërsa kënga “Madame” po pritet mirë dhe të gjitha këto ende nuk mjaftojnë për Marashin dhe Dave-in që të flasin për sukses, përcjell albinfo.ch. “Varet edhe se çfarë kuptojmë me suksesin. Por për ne ky është vetëm fillimi”, thonë Marashi dhe Dave.
Video:
http://m.20min.ch/entertainment/musik/story/30701666
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMarash Pulaj
- Prejardhja:Lucern, Zvicër
- Vendi ku vepron:Luzern, Zvicër
- Profesioni:Muzicient, student
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











