Kuriozitete
Margarina shkakton depresion
Margarina nxit depresionin, ndërsa gjalpi ndikon pozitivisht në të mësuarit, tregon një hulumtim i zhvilluar nga shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Dokuz Eylül në qytetin perëndimor të Turqisë, Izmir.
Prof. Dr. Nazan Uysal Harzadın nga Fakulteti i Fiziologjisë foli lidhur me hulumtimin e zhvilluar në minj. Ajo tregoi se kanë ushqyer minjtë me ushqime që kanë 10 për qind vajra dhe kanë hulumtuar se si këto vajra ndikojnë në sjelljen e tyre.
Harzadın potencoi se si rezultat i punimit shkencor kanë vërejtur se në rastet kur kanë përdorur vaj luledielli, kanë konkluduar se niveli i depresioni dhe ankthit është më i lartë. “Kur i testonim kafshët në mekanizëm, nuk mund të vendosnin se ku të shkojnë”, përcjell albinfo.ch.
Kështu që mendojmë se vaji i lulediellit ndikon negativisht në pjesën për vendime të trurit”, tha Harzadın. Niveli i ankthit te kafshët që konsumojnë vaj ulliri, është tejet i ulët. Këto kafshë ishin më të relaksuara. Gjithashtu, edhe kapaciteti i të mësuarit ishte i lartë tek ato”, shtoi ajo. Sipas profesoreshës Harzadın, në ushqime duhet t’i jepet përparësi përdorimit të gjalpit dhe vajit të ullirit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











