Shqipëria
Marinari shqiptar humb jetën në Britani
Alfred Ismaili, nga qyteti i Durrësit, i cili punonte për anijen “SMN Explorer” të regjistruar në Liberi, ndodhej në portin anglez para se të vdiste
Ende nuk dihen motivet e vdekjes së 32-vjeçarit Alfred Ismaili, marinari shqiptar i cili humbi jetën tragjikisht në një port në qytetin lindor anglez të King’s Lynn.
Ismaili, nga qyteti i Durrësit, i cili punonte për anijen “SMN Explorer” të regjistruar në Liberi, ndodhej në portin anglez para se të vdiste, shkruajnë mediat e Tiranës.
Por ministrja britanike e Transportit Detar ka deklaruar se familja e 32-vjeçarit Alfred Ismaili duhet kompensuar pa vonesa.
Mediat shqiptare raportojnë se sipas kontratës, njeriu më i afërt i Alfred Ismailit duhet të merrte mbi 102 mijë dollarë dhe çdo fëmijë nga 20.462 dollarë, duke e çuar shifrën e kompensimit në mbi 160 mijë dollarë për familjen e të ndjerit.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













