Kosova
Mark Rutte: Aleatët po punojnë për të mbajtur mjedis të sigurt në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaruar se shtetet anëtare po punojnë për të mbajtur mjedis të sigurt dhe të qetë në Kosovë.
Në takimin e sotëm në Bruksel, të parin të tij me ministrat e Mbrojtjes të anëtarëve të aleancës veriatlantike, KFOR-i ishte një nga diskutimet.
Në konferencën për media pas takimit, ai ka deklaruar se po punohet bashkë për t’u siguruar që KFOR-i të ketë burimet e nevojshme për të mbajtur mjedis të qetë.
“Sot në takim diskutuam edhe për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe Irak. Në Kosovë aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












