Kuriozitete
Mark Zuckerberg akuzohet se ‘po shkatërron’ Facebookun
Sipas pedagogut të shkollës së biznesit në Harvard, Bill George, armiku më i madh i Mark Zuckerberg … është vetë Mark Zuckerberg.
Zuckerberg është krijuesi i Facebook, rrjeti që tashmë po kryen metamorfozën në “Meta”.
“Mendoj se Facebook nuk do të ecë përpara për sa kohë ai të jetë aty,” tha profesori në një intervistë me rrjetin CNBC, ndërsa shtonte: “Ai është një nga arsyet se përse njerëzit po largohen nga kjo kompani, e ka humbur stilin tashmë”.
CNBC thotë se George sapo ka shkruar një libër mbi lidershipin “e vërtetë”, ku ai identifikon pesë sjellje të shefit të keq që mund të sjellin shembjen e të gjithë kompanisë.
Profesori i Harvard, thotë se Mark Zuckerberg mund të përfshihet në tre nga pesë kategoritë.
Së pari ai është “racionalizues” ose ndryshe, një person që tregon me gisht të tjerët për problemet apo pengesat që hasen.
Ky tipar vërtetohet nga komenti i Zuckenberg në fillim të vitit se “ishte faji i konkurrentëve rënien e vlerës së Facebook dhe vështirësitë në përshtatjen me rrethanat e reja”.
E dyja sipas tij është se pronari është “njeri i vetmuar,” që refuzon të dëgjojë opinionet e të tjerëve.
Ndërsa tipari i tjeter i përmendur nga George për kreun e Meta është fakti se “kërkon gjithmonë lavdinë” , që do të thotë se ai vlerëson vetëm statusin dhe paranë, para gjithë të tjerave.
Ndërsa fjala “njeri i shpatës” që mund të konsiderohet si kriteri i katërt, është shfaqja e aftësive të dobëta të menaxhimit duke kërcënuar punonjësit me ‘shpatën’, siç raportohet se ai bën herë pas here.
Kriteri i pestë i listës është trajtimi i keq i krijuesve të përmbajtjeve dhe përdorusve, të cilët kanë ndihmuar që platforma të bëhet kjo që është.
Facebook po e vështirëson gjithmonë aksesin për përdoruesit që krijojnë përmbajtje, të cilët kanë krijuar aty biznese prej një dekade, sipas komentuesit prej lakmisë dhe censurës së rrjetit.
Së fundmi përmenden kriteret e ashtuquajtura të “standardeve të komunitetit” të Facebook që në mënyrë arbitrare dënojnë përdoruesit dhe u tregojnë atyre se cilët duhet të ndjekin apo çfarë të shikojnë, dhe cilët jo. thuhet në analizën e rrjetit DeedUnleashed.com
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











