Lajme
Marrëveshja për Asociacionin, jo kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës konstaton se Marrëveshja për Asociacionin nuk është plotësisht kushtetuese
Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe e nënshkruar në Bruksel më 25 gusht nga kryeministri Isa Mustafa, ka dalë të mos jetë plotësisht në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Kështu konstaton Gjykatat Kushtuese në rastin e kërkesës së Presidentes Atifete Jahjaga.
Dy muaj pasi Jahjaga kërkoi interpretim për marrëveshjen e Asociacionit, është përgjigjur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.
“Gjykata ka vendosur se këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje veçanërisht me nenet 3, 7 dhe 12 të Kapitullit II (Të Drejtat dhe Liritë Themelore), me nenet 21 dhe 44 të Kapitullit III (Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre), me nenet 57, 59, 60, 61 dhe 62, si dhe me nenet 79, 81, 93, 101, 113, 123, 124 dhe 137 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës siç është arsyetuar në Aktgjykim”, thuhet në vendim.
Gjykata nënvizon se është përgjegjësi kushtetuese e autoriteteve përkatëse që të përfshijnë këto konkluzione në aktet ligjore që do të pasojnë.
Ndryshe, është kjo marrëveshje së bashku me atë për kufirin me Malin e Zi, që janë bërë shkaktarë i konfliktit pozitë-opozitë në Kuvendin e Kosovë. Opozita ka kundërshtuar këtë marrëveshje, duke patentuar se ajo cenon Kosovën nga aspekti juridik, duke u dhënë pakicës serbe një autonomi politike e territoriale.
Për shkak të kësaj marrëveshje, Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar nga shtatori i këtij viti. Madje 13 deputetë opozitarë janë ndëshkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me masën e arrestimit shtëpiak, apo paraburgim prej 30 ditësh. Për të kundërshtuar marrëveshjet, deputetët kanë hedhur gaz lotsjellës brenda Kuvendit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













