Kosova
Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë, Meloni: Duhet të jemi të kujdesshëm, sytë e botës janë tek ne
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka folur së fundmi në lidhje me kampin e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, përcjell albinfo.ch.
Bota i ka sytë tek ne, ka thënë kryeministrja italiane Meloni, ndërsa ka shtuar se qendra do të jenë funksionale brenda pak javësh, ndonëse nuk ka specifikuar një datë.
Gjithashtu Meloni ka thënë se të gjithë duhet ta kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e qeverisjes së emigracionit të parregullt. Sipas saj, profesionistët e emigracionit të parregulluar e kuptojnë dhe ata do të bëjnë gjithçka për t’i vënë shkopinj nën rrotat kësaj nisme.
“Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti, sepse sytë e botës i kemi të përqendruar tek ne.
Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e qeverisjes së emigracionit të parregullt. Ne e kuptojmë dhe profesionistët e emigracionit të parregulluar e kuptojnë dhe ata do të bëjnë gjithçka për t’i vënë shkopinj nën rrotat kësaj nisme”, ka thënë ajo.
Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.
Kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.
Në qershor 2024 Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, erdhi vetë nga Italia në Lezhë për të parë nga afër dy kampet në Gjadër e Shëngjin, ku do të qëndrojnë emigrantët që do të shpëtohen në det. Ajo u shoqërua nga kryeministri Rama, i cili reagoi i indinjuar ndaj investigimit të Rai 3 për këtë marrëveshje duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











