Lajme
Marrëveshja për sigurimet sociale me Zvicrën, pas tri rekomandimesh
Grupi punues ka konstatuar se 5 rekomandime janë plotësuar në masë të kënaqshme, ndërsa 3 të tjera nuk janë përmbushur ende
Kryesuesi i Grupit punues për koordinimin e aktiviteteve për negocimin e Marrëveshjes Ndërshtetërore të Sigurimeve Sociale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe njëherit drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punës dhe Mirqenjës Sociale, Fadil Racaj, ka zhvilluar takimin e dytë të radhës të këtij grupi, i cili ka mandatin dhe përgjegjësinë për negocimin e Marrëveshjes bilaterale për sigurimet sociale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Duke pasur parasysh se nga Kuvendi i Republikës së Kosovës kanë dalë tetë rekomandime që kanë të bëjnë me identifikimin e aktiviteteve, grupi punues ka konstatuar se 5 prej tyre janë plotësuar në masë të kënaqshme, ndërsa 3 rekomandime tjera nuk janë përmbushur ende.
Kryesuesi këtij grupi ka theksuar faktin se 3 rekomandimet e dala nga Kuvendi i Kosovës nuk janë përmbushur për arsye objektive.
“Bëhet fjalë për Projektligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Projektligjin për Fondet pensionale dhe Projektligjin për sigurimet shëndetësore të cilat ende gjenden në shqyrtim final me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore dhe si pasojë e kësaj ka qenë e pamundur të dërgohen më tej për procedim në ZSHNJ të ZKM së”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, gjatë takimit u identifikuan detyra dhe përgjegjësi shtesë që duhet përmbushur deri në fund të vitit 2011 të cilat do të mundësonin përshpejtimin e procesit të rinegocimit të Marrëveshjes Ndërshtetërore të Sigurimeve Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Zvicrës.
Grupi punuese qeveritar ka kërkuar që autoritetet kosovare sa më parë të kontaktojnë me autoritetet zvicerane, për organizimin e një takimi të nivelit të lartë politik, në mënyrë që më pastaj t’u lehtësohet puna grupeve teknike për arritjen e marrëveshjes dhe sa më parë të krijohet mundësia e nënshkrimit të një Memorandumit të Përkohshëm të Mirëkuptimit në mes Kosovës dhe Zvicrës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar









