Kosova
Marrëveshje 10-vjeçare për të burgosurit nga Danimarka në burgun e Gjilanit
Ministri i Drejtësisë i Danimarkës shprehet se marrja me qira e 300 qelive të burgut në Kosovë do të zgjidhte çështjen shqetësuese të vendit të tij mbi mbipopullimin e burgjeve.
Nick Haekkerup nënshkroi një akord me homologen e tij shqiptare të Kosovës, Albulena Haxhiu, hapi i parë përpara se marrëveshja të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm dhe më pas të ratifikohet nga parlamentet e të dy vendeve.
Ministria e Drejtësisë shprehet se vendit të vogël ballkanik do t’i paguhen 210 milionë euro nga Danimarka për një marrëveshje 10-vjeçare, e cila do të financojë sistemin e drejtësisë të Kosovës dhe projektet e energjisë së rinovueshme.
“Qëllimi është që të burgosurit që do të vuajnë dënimin në Kosovë do të jenë të burgosur që janë dëbuar nga gjykata ne Danimarkë. Dhe kjo do të jetë një pikë për të cilën do të flasim. Është biseduar se do të ketë transferime, por jo të dënuar për terror, as për krime lufte. Do të flasim edhe për shumë çështje të tjera”, u shpreh Nick Haekkerup, ministër i Drejtësisë në Danimarkë.
Organizatat jofitimprurëse të Kosovës që monitorojnë sistemin shprehin shqetësimin se transferimi i rreth 200 të burgosurve nga burgu i Gjilanit për t’u hapur rrugë të burgosurve danezë, do të mbipopullonte burgjet e tjera.
Sistemi i burgjeve të Kosovës ka një kapacitet deri në 2500, prej të cilëve rreth 700-800 janë ende të lirë.
Danimarka planifikon të strehojë në Kosovë të burgosurit që përballen me dëbimin.
Një gardian danez do të drejtojë objektin e ri me 300 qeli, i shoqëruar nga një shqiptar.
Në burg do të zbatohen ligjet daneze. Marrëveshja përfshin gjithashtu një donacion prej më shumë se 60 milionë euro për 10 vjet për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e energjisë së gjelbër./Euronews
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran













