Lajme
Marrëveshje ekonomike Kosovë-Panama
Ministrat Nikaj dhe Quijano kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në sferën e promovimit të investimeve, produkteve të dy shteteve si dhe turizmit
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe ata të Qeverisë së Panamasë, kanë nënshkruar të hënën në Panama City dy marrëveshje në fushën e ekonomisë dhe turizmit. Marrëveshjet janë nënshkruar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Panamasë, Ricardo A. Quijano.
Me këtë rast ministri Nikaj ka informuar homologun Quijano lidhur me mundësit që ofron Kosova për bizneset e huaja si dhe reformat që janë bërë për të përmirësuar ambientin e biznesit në Kosovë.
“Kosova tani është vendi më atraktiv evropian për të bërë biznes. Ka një klimë të favorshme për të bërë biznes, ka një rini të arsimuar, fuqi të lirë punëtore, ka qasje të lirë në BE dhe në rajon. Andaj ftoj bizneset Amerikës Qendrore ta shqyrtojnë Kosovën si vendet atraktive për të bërë biznes”, ka thënë ministri Nikaj.
Me këtë rast dy ministrat kanë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në sferën e promovimit të investimeve, produkteve të dy shteteve si dhe turizmit.
Marrëveshja e nënshkruar parasheh që Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë të bashkëpunoj me Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Panama, ‘ProInvex”, në mënyrë që të rrisin aktivitetet ekonomike në mes të dy shteteve.
Panamaja është në shtet me afro 4 milion banorë dhe me një rritje ekonomike prej 8.5 për qind gjatë vitit 2013 dhe 10 për qind gjatë vitit 2012 ku 80 për qind e bruto produktit vendor vijnë nga shërbimet siç është Kanali i Panamasë.
Gjatë vizitës në Republikën e Panamasë, u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Odes Ekonomike të Kosovës dhe Odes Ekonomike të Panamasë e cila ka për qëllim ndihmësen e bizneseve të këtyre vendeve në fushën e tregtisë duke ndihmuar në gjetjen e partnerëve biznesor dhe klientëve potencial për produktet kosovare dhe ato panameze.
Gjatë kësaj vizite Kosova është prezantuar për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar “ExpoComer2014” në Panama. “ExpoComer 2014” është panairi më i madh i përgjithshëm në rajonin e Amerikës Qendrore ku marrin pjesë shumë shtete nga mbarë bota.
Kosova është prezente për herë të parë në këtë shtet, gjë që është vlerësuar lartë edhe nga zyra e Presidencës së Panamasë dhe organizatorët e panairit gjatë ceremonisë së hapjes së panairit në fjalë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla










