Lajme
Marrëveshje mes Shoqatës së Miqësisë Franko-shqiptare dhe Universitetit “Kadri Zeka”
Kjo marrëveshje do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe do të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm dhe shqyrtimin e formave të bashkëpunimeve të veçanta me interes të ndërsjellët për të dyja palët
Më 5 maj në Gjilan, rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani kanë nënshkruar marrëveshje për promovimin e bashkëpunimit akademik, arsimor dhe kulturor mes dy institucioneve.
Siç thuhet në komunikatën nga nënshkruesit, kjo marrëveshje do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe do të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm dhe shqyrtimin e formave të bashkëpunimeve të veçanta me interes të ndërsjellë për të dyja palët.
Me këtë rast rektori Bajram Kosumi falënderoi kryetarin Tahir Shabani për kontributin e tij në ndërlidhje dhe bashkëpunime sa më të mëdha ndërkombëtare, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin edhe mes Universitetit tonë dhe Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.
Kurse Tahiri Shabani, kryetar i shoqatës në fjalë u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke theksuar se qëllimi i shoqatës është të krijojë sa më shumë ndërlidhje në mes të Kosovës dhe vendeve frankofone, sidomos në fushën e arsimit, kulturës dhe diplomacisë publike.
Bashkëpunimi do të zbatohet përmes, krijimit të mundësive për rrjetëzim dhe shkëmbim reciprok të mësimdhënësve, personelit të kërkimeve, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbimin e përvojave me universiteteve të ndryshme nga Franca. Marrëveshja do të ketë për realizim pjesëmarrjen e përbashkët dhe aplikimin për fonde të caktuara për arsim, kërkim dhe aktivitete të tjera artistike dhe kulturore, organizimin e konferencave, simpoziumeve, kongreseve, seminareve, kurseve, shkollave verore, seminareve dhe formave të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët.
Përmes marrëveshjes, të dyja palët tentojnë që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të bëjnë promovimin e vlerave kulturore, organizimin e panaireve të librit, ekspozitave me artistët shqiptarë pranë organizatave ndërkombëtare dhe galerive artistike dhe krijimin e raporteve përmes urave të miqësisë me shfrytëzimin e diplomacisë publike, kulturore dhe ekonomike në Evropë, thuhet në fund të komunikatës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











