Lajme
Marrëveshje për pikën e re kufitare
U nënshkrua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, për hapjen e pikës se re kufitare, Bellanoc- Stançiç
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi dhe ministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, Gordana Jankullovska, nënshkruan Marrëveshjen e Menaxhimit të Përbashkët të Kufirit, në vendkalimin Bellanoc-Stançiç.
Me këtë rast, ministri Bajram Rexhepi theksoi se hapja e pikës së re të përbashkët kufitare Bellanoc- Stançiç është e një rëndësie të veçantë për qytetarët nga të dyja anët, duke pas parasysh se atyre i është dashur të udhëtojnë me kilometra për kalimin e kufirit.
Po ashtu, me rëndësi të veçantë ka transporti i mallrave në mes të dy vendeve dhe më gjerë në rajon.
Kjo pikë kufitare, nëpërmjet maleve të Karadakut, lidhë Kumanovën me komunën e Gjilanit dhe të Vitisë. Një nga problemet që kërkon zgjidhje emergjente është rregullimi dhe asfaltimi i rrugës prej 17 kilometrave në pjesën e Maqedonisë, pasi që Kosova ka disa vite që ka përfunduar rrugën drejt kufirit.
Ndërkaq, të dy ministrat theksuan se në një të ardhme të afërt, vendkalimi tjetër kufitare, ai i Glloboçicës që lidhë Tetovën m Kosovës, do të konkurrojë me projekt të përbashkët në fondet e Komisionit Evropian, që edhe ky vendkalim të bëhet vendkalim kufitar në përputhje me konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit të Përbashkët mes dy shteteve.
Vendkalimi kufitar në Glloboçicë, sipas MPP-së, do të jetë i karakterit ndërkombëtar, respektivisht i kategorisë A. Financimi do bëhet nga Komisioni Evropian, si projekt i përbashkët i të dy shteteve.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













