Lajme
Marrëveshjet pa ndikim në status, thotë Cooper
Të dy vendet kanë interes të arrijnë kredibilitet në Evropë, në rajon dhe në marrëdhëniet ndërmjet tyre, ka thënë Cooper
Pres që gjatë zbatimit të marrëveshjeve të paraqiten probleme të vogla sepse nuk mund të parashihet çdo gjë e nëse do të ketë probleme grupi çështjet e kontestuar domosdo do t’i kthejë në tavolinën kryesore të negociatave, ka thënë Robert Cooper, ndërmjetës i BE-së në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Të dy vendet kanë interes të arrijnë kredibilitet në Evropë, në rajon dhe në marrëdhëniet ndërmjet tyre, ka thënë Cooper.
Pasi i ka quajtur të vështira bisedimet për marrëveshje, Cooper ka shtuar, në mënyrë të veçantë, se “as marrëveshjet e tanishme dhe as ato që do të bëhen me ë vonë nuk do të kenë ndikim në statusin Kosovës”.
Robert Cooper, pas qëndrimit në Prishtinë ka shkuar në Beograd për të përgatitur raundin tjetër të bisedimeve që do të mbahet më 20 korrik në Bruksel.
Merret vesh se gjatë këtij raundi dëshirohet të arrihet marrëveshje për librat kadastralë, energjinë elektrike, telekomunikacion, e, siç transmetojnë mediet serbe, ndoshta edhe për vulën doganore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










