Bota
Marrin nderime të larta pilotët rus që ulën aeroplanin pas godtjes nga zogjtë
Pas zbarkimit të urgjencës së një aeroplani me pasagjer në një fushë misri afër Moskës, të dy pilotët kanë marrë nderime të larta për kurajo dhe heroizëm.
Presidenti Vladimir Putin emëroi kapiten Damir Yusupov dhe bashkë pilotit të tij Georgy Murzin me çmimin më të lartë shtetëror të Rusisë, Heroi i Rusisë. Ai i dha Urdhrin e Guximit, një tjetër çmim të lartë shtetëror, pesë anëtarëve të ekuipazhit.
Avioni u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Zhukovsky i Moskës me 233 persona në bord.
Ai u godit nga një tufë zogjësh menjëherë pas ngritjes, ndërprenë motorët e saj dhe kjo bëri që ekuipazhi të bëjë një ulje emergjente në një fushë.
Më shumë se 70 pasagjerë u trajtuan për lëndime, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Unë bëra atë që duhej të bëja,” tha Jusupov i cili e drejtoi aeroplanin poshtë. “Unë shpëtova aeroplanin, pasagjerët, ekuipazhin. Unë mendoj se ky është vendimi i vetëm.”
“Unë nuk u tremba”, u tha ai gazetarëve në Yekaterinburg.”Pashë fushën e misrit para meje … Unë u përpoqa të minimizoja shpejtësinë tonë vertikale për të siguruar një ulje të butë”.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












