Shkurt.ch
Marsh protestues kundër energjisë bërthamore
Në të dyja anët e lumit Rajna është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e katastrofave bërthamore të Fukushimës dhe të Çernobilit
Marshet tradicionale të festës së Pashkëve janë shndërruar këtë vit, në disa raste në marshe kundër energjisë bërthamore.
Në një marsh demonstrues të mbajtur në trekufirin në mes të Zvicrës, Gjermanisë dhe Francës, në Bazel, kanë marrë pjesë rreth 2000 protestues, të cilët kanë kërkuar mbylljen e centralit atomik Fessenheim që gjendet në Francë, rreth 35 km nga Bazeli.
Në mesin e marshuesve kanë qenë edhe politikanë nga Franca, Gjermania dhe Zvicra. Aty ishte edhe kryetari i Qeverisë së kantonit dhe qytetit të Bazelit, Guy Morin dhe deputetja e gjelbër nacionale nga Baselandi, Maya Graf.
Gjatë marshimit, në të dyja anët e lumit Rajna është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e katastrofave bërthamore të Fukushimës dhe të Çernobilit.
Këtë marsh protestues e kishin organizuar kryesisht organizatat e majta dhe të gjelbriot nga Elzasi, Baden-Würtembergu dhe Zvicra.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse Mësimet e drejtimit me çmime të ulëta po ngrenë alarmin në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse. Për... -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026












