Shkurt.ch
Martesat, të dëmshme për shëndetin!
Autori i studimit, sociologu holandez, Matthijs Kalmijn, vjen në përfundim se nuk ka asnjë efekt mbrojtës për shëndetin nga martesa
Kështu thotë të paktën një studim i ri, duke iu referuar 16 mijë shtetasve zviceranë midis viteve 1999 dhe 2014. Studimi vjen në përfundimin e kundërt: martesat në një periudhë të gjatë kanë efekte jopozitiv për shëndetin.
Rezultatet janë aq befasuese, saqë për studimin javën e kaluar njoftoi edhe “New York Times”. Autori i studimit, sociologu holandez, Matthijs Kalmijn, vjen në përfundim se nuk ka asnjë efekt mbrojtës për shëndetin nga martesa, përcjell albinfo.ch.
Rezultati i vetëm pozitiv: Kalmijn zbuloi vetëm muajin e mjaltit, shkruan blick.ch. Kjo do të thotë se çiftet e sapomartuara janë të lumtura – por vetëm gjatë vitit të parë pas martesës. Si rezultat, kënaqësia zvogëlohet ngadalë, vit pas viti.
Njeriu nuk fiton shumë duke u martuar
Divorcet nuk janë asgjë e re. Kalmijn gjithashtu ka zbuluar detaje konkrete: njerëzit e divorcuar janë më të pakënaqur pesë vjet sesa ata që kanë mbetur gjithmonë pa u martuar.
Dhe, meqë 40 për qind e të gjitha çifteve ndahen, kjo ka një ndikim në pyetjen nëse martesat kanë një bilanc shëndetësor pozitiv.
“Ju nuk fitoni shumë kur martoheni, por humbni shumë kur divorcoheni”, përmbledh Kalmijn.
Ky studim tregon për herë të parë se imazhi i idealizuar i martesës nuk korrespondon me realitetin.
“Ata që besojnë se martesat janë të mira për shëndetin e tyre, do të harrojnë rrezikun e divorcit”, thotë profesor Kalmijn.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










